Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 34 prej 34
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e elita5
    Anëtarësuar
    08-08-2006
    Postime
    15
    pershendetje
    une kam deshire te jem pjese e nje grupi qe mbrojne demokaacine e qytetareve por jo pjese e grupeve qe mbrojne bizneset qe jan borxhlinj te shtetit, duke patur ketu parasysh qe nuk po perfshij edhe bilancet e dyfishta qe punojne pothuajse te gjitha bizneset shqiptare. te punojsh me drejtesi ne shqiperi do te thote qe je armiku i te gjitheve dhe kete gje e di mire kryeministri BERISHA.
    Kush jeni ju qe me nje vite qeverisje kerkoni doreheqjen e kryeministrit?
    boll me muhabet zgjeshjesh dhe idesh per kthimin e 97'. lereni te qeveris BERISHA pasi ai eshte njeriu me i perkushtuar per te bere dicka per shqiperine.
    TO BE OR NOT TO BE
    THET IS CAUSIS?

  2. #32
    ................
    Anëtarësuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar më parë nga elita5
    pershendetje

    Kush jeni ju qe me nje vite qeverisje kerkoni doreheqjen e kryeministrit?
    boll me muhabet zgjeshjesh dhe idesh per kthimin e 97'. lereni te qeveris BERISHA pasi ai eshte njeriu me i perkushtuar per te bere dicka per shqiperine.
    Kjo është gjë normale nëse nuk funksionon shteti i të drejtës, kur shkelet hapur kushtetuta, kur kërcënohet presidenti Moisiu me metoda rrugaçe, kur administrata është bërë sofër familjare e Berishës, kur goditen institucionet dhe krerët e tyre si në rastin Sollaku dhe Brozi, kur kryeminisri merret me problemet e brëndëshme të opozitës dhe jo me hallet e popullit, kur kryeministri shmang vëmëndjen nga pasuritë e së bijës dhe tarafet që ai bën me fisin dhe krushqinë e tij në dëm të administratës shtetërore, kur në polici fut nipat e tij që janë të paaftë të drejtojnë... kur, kur, kur, kur, kur... dhe këto janë bërë BRËNDA 1 viti.

    Sa duhet të presi kjo gjëndje sipas kalkulimeve të tua??!!

    Pastaj, thjeshtë opozita, po bën atë që bëri Berisha me Pashko e kompani në 1992, kur rrëzuan qeverinë Nano që ishte në pushtet vetëm 3 muaj.

    Përse nuk e paskan të drejtën të tjerët tani që JU jeni në pushtet dhe jeni kaq SHTERPË??!!

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Red face Mashtrimi i Ed Ramës nga xhepi i vogël i quajtur “Mjaft”

    Mashtrimi i Ed Ramës nga xhepi i vogël i quajtur “Mjaft”

    Nga Ad DULE

    Është vërtet sarkastike të dëgjosh, se intelektualët që nuk ja varën
    ftesës
    për debat të Mustafa Nanos për “ngritjen në majat e larta të së majtës”
    janë
    ato personalitete të shoqërisë civile që në mënyrë Ponc Pilateske me
    heshtje
    ose pa heshtje miratojnë aktet e qeverisë dhe kryetarit të saj Berisha
    – siç
    shprehet ai.Deliri përfundimisht nuk ka caqe për këtë njeri që me dy
    tre të
    tjerë dhe mbi të gjitha me intelektualin e “shquar” Erjon Velia kanë
    vendosur të marrin një nismë që e emërtojnë “aksioni civil”. Të më
    falni të
    nderuar lexues që e nisa me kaq agresivitet, por konstatoj se politika
    e
    majtë shqiptare me Edi Ramën në krye tashmë tek zoti Mustafa ka gjetur
    një
    mënyrë të re për të mashtruar sërish elitën intelektuale të këtij
    vendi.
    Them tashmë tek zoti Mustafa, se tek Erjon Velia ka kohë që e ka gjetur
    dhe
    shoqata tepër e nderuar dikur “Mjaft” sot është kthyer në xhepin e
    vogël të
    Edit. Sali Berisha me partinë e tij, Fatos Nano me partinë e tij dhe së
    fundmi Ilir Meta me partinë e tij kanë 15 vjet që i përdorin dhe i
    zhgarravisin intelektualët dhe elitën intelektuale si tek filmi
    vizatimor
    për fëmijë “zhgarravinat”. Pasi u mendua mirë e mirë Edi Rama dhe pasi
    konstatoi që inteligjencën e dërrmuar nuk e ka me vete qoftë për
    mënyrën e
    tij të të trajtuarit qoftë edhe për mënyrën se si i trajtuan
    paraardhësit e
    tij në politikë, gjeti nëpërmjet dialogjeve me Mustafain në postë
    elektronike variantin e “aksionit civil”. Sipas këtij varianti, pa u
    punuar
    akoma platforma na shpaloset sllogani: “Berisha në shtëpi, PD –ja në
    pushtet”, i shoqëruar me shprehjet e tjera plotësuese që lufta e
    opozitës
    nuk është e mjaftueshme për të rrëzuar Berishën dhe se PS –ja nuk mund

    vijë në pushtet në mënyrë imediate pasi ka akoma punë për të bërë me
    veten.
    Pra të largojmë Berishën si të keqen më të madhe derisa Edi Rama të
    sqarojë
    punët në PS duke qërruar Nanon, e ta ketë kollaj pastaj të bëhet
    kryeministër. Shkurt një kopje e keqe e nismës së dikurshme”Nano ik”,
    por
    këtë rradhë në pamje të parë e iniciuar nga “Elita intelektuale” me
    Mustafain në krye. E tërë kjo operetë limonatë do të dalë në rrugë duke
    filluar që nga e Premtja dhe do të sensibilizoi opinionin publik dhe
    kryesisht intelektualët që të bashkohen në “aksionin civil”. Ta quash
    naivitet kalamajsh është pak, ta quash mashtrim të sofistikuar është
    për të
    qeshur, por të tentosh të nxjerrësh në rrugë për të protestuar elitën
    intelektuale të një vendi, ky është absurdi dhe mediokriteti më i madh

    vetëm truri i Edit dhe i Mustafait mund ta pjellë. Në fakt gjatë gjithë
    historisë së re të Shqipërisë vetëm Edi Rama ka arritur ti nxjerrë
    intelektualët në rrugë për protesta kur ishte ministër i kulturës. Nuk
    kishte turp dhe dhimbje më të madhe të shihje figurat më të shquara të
    skenës tek protestonin për të drejtat e tyre të dhunuara nga ministri i
    kulturës që e ka pas mbajtur veten edhe për artist dikur. Sot duke mos
    patur
    fytyrë të dalë hapur e të kërkojë mbështetje nga ata që përdhosi, vë të
    tjerë si mashë për të trazuar prushin. Nuk është aspak mister dhe habi

    pas këtij të ashtuquajturi “aksion civil” fshihet Edi Rama dhe
    paaftësia e
    tij për të bërë politikë dhe paaftësia për të mbledhur rreth vetes
    elitën e
    vërtete intelektuale të këtij vendi. Kështu, ka gjetur kryemercenarin
    Mustafa( sepse me mercenarë i bën punët Edi) dhe supermercenarin Velia
    dhe
    po i lëshon në rrugë për protesta pasi nuk arritën gjë duke shkruar e
    shkruar nëpër gazeta. Po çfarë e bashkon Mustafain me Edin përveç
    mercenarllëkut? Ideali për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga
    krimi
    i organizuar dhe korrupsioni? Mbrojtja e kushtetutës nga ndërhyrjet e
    paturpshme? Apo mbrojtja e identitetit dhe lançimi i intelektualëve?
    Asgjë
    nga këto nuk e bashkon me të këtë zotëri, përveç mllefit patollogjik që
    ka
    për Berishën dhe interesave të ndërthurura për arritjen e majës së
    pushtetit
    nga Edi në të ardhmen. Është më se e vërtetë që politikanë si Berisha
    dhe
    Nano tashmë janë konsumuar, ose në konsumim e sipër, por nuk mund ti
    largosh
    me dhunë dhe me protesta trotuaresh dhe as me zëvendësues si Edi Rama.
    Ata i
    largon koha, vota dhe intelektualët me vlera në partitë e tyre
    respektive.
    Përderisa baza i mbështet, Mustafai dhe unë bashkë le të bëjmë “gam –
    gam”
    sa të duam. Nuk mund të sensibilizohet shoqëria civile me thirrje dhe
    fyerje
    frenetike të njëanshme të frymëzuara nga Edi Rama apo nga kushdoqoftë.
    Do të
    ishte më se e nevojshme dhe e domosdoshme( pa dalë në rrugë) që të
    krijohej
    një grupim me personalitete të shquara shoqërore nga të gjitha fushat,
    i
    cili nëpërmjet ideve dhe mendimeve të bënte “presion” mbi partitë për

    shmangur injorantët, mediokrit dhe të korruptuarit nga nivelet e larta

    drejtimit dhe ti hapej rrugë individëve të aftë të qytetëruar dhe të
    kulturuar. Trysnia e inteligjencës është e butë në dukje dhe mund të
    krijojë
    përshtypjen se nuk ja vë kush veshin, por është e thellë në kohë dhe
    përcaktuese për reagimin dhe përpunimin e opinionit publik, kur
    bashkohet në
    një zë. Gjithashtu në situatën që po kalojmë, ky grupim do të mund të
    mbronte dhunimin e paturpshëm që po i bëhet Kushtetutës nga Berisha dhe
    Edi,
    me komisionin e famshëm. Pse nuk del ky grupim që “vuan” nga “dikatura”
    Berishiane i quajtur “aksioni civil”të protestojë përpara komisionit të
    marrëveshjes pa marrëveshje, që për hir të konsensusit banal ndërhynë

    Kushtetutën e votuar nga një popull i tërë dhe as nuk skuqen e as nuk
    zverdhen? Juristë, analistë e teknicienë të ndryshëm të nderuar dhe
    bile
    vetë një nga hartuesit e saj Zoti Sabri Godo, ngritën zërin të
    skandalizuar.
    Apo Mustafai nuk dëgjon nga veshët e nuk shikon nga sytë kur është
    fjala për
    të gjykuar politikën e Ramës, panvarësisht se bëhet fjalë për
    Kushtetutën,
    por merr vrapin të ulërasë për një drejtor që duhet dënuar, e Berishën

    duhet larguar, duke u bërë promotor i një marketingu të dështuar. E
    meqë ra
    fjala edhe unë jam i mendimit që ai person, të paktën duhet pezulluar
    deri
    në vendimin e gjykatës, por përpara Kushtetutës ai, Berisha, Edi dhe
    kushdo
    janë një hiç i madh. Pse nuk del ky grupim i “aksionit civil” dhe të
    ngrerë
    zërin për dorëheqjen e Zotit Fatos Lubonja që me veprimin e tij tepër
    qytetar protestoi për mënyrën se si u nëpërkëmb Kushtetuta dhe shoqëria
    civile, duke mos pranuar të bëhet palë e asnjërës palë. Pa dashur ti
    thurr
    ditirambe Lubonjës ( se nuk ka nevojë), mendoj se dorëheqja e tij ishte
    pika
    kyçe ku duhej filluar një fushatë për mbrojtjen e Kushtetutës, elitës
    intelektuale dhe shoqërisë civile në përgjithësi, që tash sa vjet vetëm
    shkelet me këmbë dhe përdoret. Bile gjej rastin ti bëj thirrje zotit
    Lubonja
    që të rikthehet akoma më aktiv në evidentimin dhe luftën për mbrojtjen
    e
    tyre, sepse nuk do të jetë vetëm, por do të ketë mbështetjen e gjithë
    elitës
    intelektuale të këtij vendi, që i ka ardhur thika në kockë, nga
    pseudointelektualët dhe intelektualët e shitur që përdorin mass –
    median dhe
    trotuaret për tu fryrë me pompën e biçikletës së politikës injorante
    dhe
    mediokrre të korruptuar deri në fyt. Nuk i bëhet derman krimit të
    organizuar
    dhe korrupsionit duke hequr një drejtor, ministër apo kryeministër.
    Përderisa dhunohet Kushtetuta, nuk respektohen ligjet dhe shkelet me
    këmbë
    inteligjenca e këtij vendi nga e majta dhe e djathta, apo përdoret si

    rastin e fundit me “aksionin civil”, krimi dhe korrupsioni do gëlojnë

    këtë vend si minjtë që dalin në rrugë përpara tërmetit.



    --- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---

  4. #34
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Rrace e qelbet ne shqiptaret. Kur proteston dikush me qytetari e shajme dhe e bejme terbjet dhe perpiqemi ti gjejme njeqind fije te paqena qe ta perlyejme. Kur dikush proteston para kryeministrise me bomba molotov dhe kallash e lavderojme si kurajoz dhe burrnor. Hajde mos vajto tani.

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  2. Festohet 15 vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 14:51
  3. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 09-12-2004, 12:13
  4. Liga Qytetare Shqiptare sponsorizon rezoluten per pavaresine e Kosoves
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 14:41
  5. Dilema etnike e Kosovës: Nevoja për një kontratë qytetare
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2003, 12:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •